Telegrafi

OBRM-PDUKM: Zaevi ta përmbushë premtimin e fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE

Përmes një kumtese dërguar mediave, OBRM-PDUKM-ja kërkon nga kryeministri Zoran Zaev që të fillojnë bisedimet për anëtarësim në BE në tre deri gjashtë muajt e ardhshëm.

Sipas tyre, Maqedonia dhe qytetarët do të ishin mjaft të kënaqur dhe përfitues të vërtetë nëse këto bisedime fillojnë ashtu siç Zaevi ka premtuar.

OBRM-PDUKM-ja vlerëson se Samiti në Triestë dha sinjale pozitive, siç thonë, të ngjashme me sinjalet e para tre viteve në Procesin e Berlinit dhe se në drejtim të ndihmës ekonomike të premtuar, qeveria e OBRM-PDUKM-së përgatiti një numër projektesh që duhet të realizohen.

OBRM-ja thotë se i mbetet qeverisë së Zaevit që të merret me realizimin e projekteve të përgatitura nga qeverisja e kaluar./Telegrafi/