OBRM-PDUKM-ja përmes një kumtese thekson se Zaevi me amnisti i mashtron të burgosurit dhe i keqpërdor për qëllime politike. Sipas opozitës, paralajmërimet për amnistir nuk janë asgjë tjetër vetëm, korrupsion dhe manipulim me të burgosurit para zgjedhjeve.
“Përmes rastit të lirimit të Bajrush Sejdiut dhe Agim Krasniqit u tregua se kur dëshirojnë LSDM dhe Zaevi nuk duhet amnisti, por ajo bëhet përmes shkeljes dhe keqpërdorimit të ligjit. Zoran Zaevi është i pandershëm me njerëzit në burg. Ai dëshiron t’i shfrytëzojë si makineri votuese, ndërsa në realitet do t’i mashtrojë edhe këto qytetarë”, thonë nga OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata gjithashtu shtojnë se qeveria e LSDM-së punon me manipulime, krijimin e kaosit dhe demonstrimin e “banditizmit”./Telegrafi/