Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se Zoran Zaev është kryeministri i vetëm në Evropë që tre herë është falur për krim.
OBRM-PDUKM-ja akuzon edhe pushtetin për varfërimin e 460 mijë qytetarëve dhe Prokurorinë Publike për heshtje ndaj krimit të siç thonë, vjedhjeve të Koço Angjushevit dhe Zoran Zaevit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Standardet e dyfishta të pushtetit, përmes së cilëve kryhet falja e vetëm njerëzve të afërt me ta. Shoqërisë sonë nuk i duhen ndarje të reja, për këtë arsye OBRM-PDUKM-ja ka dorëzuar propozim-ligj për amnisti, të cilin në se qeveria angazhohet për sundim të së drejtës dhe falje kombëtare duhet ta pranojë”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata në fund shtojnë se shteti nuk duhet të vazhdojë në rrugën e kaosit dhe se LSDM duhet të largohet./Telegrafi/