OBRM-PDUKM-ja vazhdon të deklarohet kundër gjuhës shqipe dhe shqiptarëve në përgjithësi, duke përdorur kritika, sulme dhe akuza ndaj Zoran Zaevit të LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, Zaevi duhet të zgjedhë të hedhë poshtë dygjuhësinë në kartëmonedha dhe uniforma, si edhe rezolutën për gjenocid ndaj shqiptarëve, ose të shkelë fjalën e dhënë te kryetari Gjorge Ivanov.
OBRM-ja e akuzon Zaevin se gënjen kur thotë se do të mbrojë interesat kombëtare./Telegrafi/