OBRM-PDUKM-ja akuzon LSDM-në dhe Zoran Zaevin për ikje nga përgjegjësia, duke dalë kështu në shesh hipokrizia gjoja se është për heqjen e vendimit të kryetarit Ivanov për faljen e politikanëve të cilët janë nën hetime, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ata thonë se Zaevi ende nuk ka kërkuar që t’i hiqet abolimi për rastin ”Global”, ku akuzohet se ka përfituar 8 milion euro, në mënyrë joligjore.
Më tej, OBRM-PDUKM-ja akuzon LSDM-në se kuadrot e saj nuk kanë bërë asgjë në gjashtë muajt e kaluar, por vetëm kanë bllokuar tashmë projektet e filluara, ndërkaq theksojnë se Zaevi dhe LSDM-ja u ikën edhe zgjedhjeve të 5 qershorit, duke treguar se janë të frikësuar deri në vdekje, nga fakti se populli do t’i dënojë në zgjedhje./Telegrafi/