Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Zaevi dëshiron ta fshijë Republikën e Maqedonisë dhe historinë e saj

Nëpërmjet një kumtese të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “Zoran Zaevi dëshiron ta fshijë Republikën e Maqedonisë, historinë e saj, traditën dhe kulturën. Zoran Zaevi dëshiron ta shkatërrojë identitetin maqedonas. Për këtë shkak i fsheh nga populli amendamentet që planifikon t’i ndryshojë në Kushtetutë, ndërsa pret nga qytetarët të dalin dhe të votojnë që të shkatërrohen”.

“Zoran Zaevi pa trup i gënjen dhe i manipulon qytetarët. Me fshehjen e amendamenteve Zaevi dëshiron ta çojë në mashtrim popullin që mos dinë se çfarë votojë”, thonë nga OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se është koha që Zaevi të dal dhe të përgjigjet ndaj popullit, se çfarë do të ndodh me Kushtetutën.

Lexo po ashtu Zaev: Me ndryshimet kushtetuese do të punohet pas përfundimit të referendumit

“Në gjithë nenet në marrëveshjen me Greqinë precizohet fshirja e identitetit – që nga ajo se si do të quhet emri, ndryshimi i Kushtetutës, dokumente, si duhet të quhet emri i dytë, si do të ri-emërohen institucionet dhe si do të quhet kombësia dhe shtetësia”, kumtojnë nga OBRM-PDUKM.

Në fund ata shtojnë se Zaevi duhet të kuptojë se bëhet fjalë për emrin e shtetit përmes aktit më të lartë Kushtetuës, dhe jo për ndryshimin e një nga firmat e tij dhe se Republika e Maqedonisë nuk është në pronësi të Zoran Zaevit dhe Vice Zaevit./Telegrafi/

Exit mobile version