Telegrafi

OBRM-PDUKM: Zaev ta kishte dashur Maqedoninë, nuk do ta pranonte Deklaratën e Tiranës

OBRM-PDUKM sot përmes një komunikate të rregullt ka akuzuar LSDM-në, sepse sipas partisë kjo e fundit punon kundër vullnetit të qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç thonë nga partia, për LSDM-në dhe Zoran Zaevin, flamuri, himni dhe emri i Maqedonisë nuk kanë asnjë rëndësi dhe nëse LSDM do ta donte Maqedoninë, nuk do ta pranonte Deklratën e Tiranës.

‘LSD të respektonte popullin maqedonas nuk do të lejonte që në mënyrë ilegale të zgjidhet kryetari i Kuvendit. Zoran Zaev të paktën të kishte respekt ndaj qytetarëve, Maqedonia nuk do të futeshte në krizë më të thellë’. /Telegrafi/