Zoran Zaev është duke e bërë pazare në dëm të Maqedonisë dhe të gjithë qytetarëve që jetojnë në vend. Pas ndryshimit të emrit, identitetit Zoran Zaev tani edhe nëpërmes regjistrimit ka filluar ridefinimin e Republikës së Maqedonisë, deklarojnë nga OBRM-PDUKM.
“Zaev i falur pa konsultim me opozitën po bën regjistrim me numrat amë, në kundërshtim me rekomandimet e Eurostat.
Zaevi i falur dhe banda e tij kriminale duhet të kuptojnë se regjistrimi është një operacion statistikor, dhe jo politik”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Nga atj thonë se ky proces i cili po bëhet me forcë nuk do të tregojë numrin e vërtetë të njerëzve që jetojnë në vendin tonë. Me regjistrimin, Zaev po përpiqet të manipulojë numrin e banorëve në Maqedoni që të kthejë disa prej hipotekave që detyrohet të vijnë në pushtet pa mbështetjen e popullit.
“Regjistrimi është operacion statistikor e cila duhet të shërbejë për planifikimin real të politikave në vend”, theksojnë nga OBRM-PDUKM.