Telegrafi

OBRM-PDUKM: Zaev nuk do të mund të fshehet nga Gruevski

OBRM-PDUKM-ja ka reaguar ndaj letrës së shkruar të Zoran Zaevit, duke thënë se LSDM-ja po frikësohet nga humbja në zgjedhjet e 11 dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Frika është e madhe tek Zaevi, prej kur e ka kuptuar se pas 11 dhjetorit, jo vetëm që LSDM-ja do të humbë zgjedhjet, por edhe Zaev do të duhet të mbajë përgjegjësi për gjithë atë që i ka bërë Maqedonisë, dhe nuk ka ku të ikë nga ballafaqimi me Nikolla Gruevskin”, thuhet mes tjerash në reagimin e OBRM-PDUKM-së.

Në këtë reagim gjithashtu thuhet se LSDM-ja ka bërë gjithçka të t’ju ikë zgjedhjeve dhe të mbajë vendin në krizën që ata e inicuan./Telegrafi/