Partia opozitare në Maqedoni, OBRM-PDUKM e Hristijan Mickoskit ka thënë se pas gjykimit të sotëm, Zoran Zaev nuk ka më kredibilitet për të udhëheqru vendin, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Si mund të jetë kryeministër i vendit një njeri që kërkon nga një euro për metër katrorë për veten, nga një euro për partinë dhe një euro për kishën? Kjo sjellje e korruptuar hap dyshime edhe për të ardhmen e vendit” thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së.
”është e dyshimtë për udhëheqjen e shtetit në të ardhmen. Pa marrë parasysh nëse Prokuroria do ta dënojnë, ai më nuk ka kredibilitet që të udhëheq me vendin” thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së. /Telegrafi/