Telegrafi

OBRM-PDUKM: Zaev nuk e shfrytëzoi mundësinë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara

OBRM-PDUKM reagon ndaj fjalimit të kryeministrit Zoran Zaev në Asamblenë e 72-të të Kombeve të Bashkuara, duke e vlerësuar se e ka humbur mundësinë e vetme të vitit për të prezantuar pozicionet e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pas rrëmujës që Zoran Zaev i shkaktoi Maqedonisë dhe pasi që nuk gjeti zgjidhje për asnjë problem, në fokus të tij gjatë fjalimit në OKB ishte Korea e Veriut dhe programi i saj atomik”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM.

Në reagimin e OBRM-PDUKM-së thuhet se Zave në mundësinë e vetme gjatë tërë vitit në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara për të afirmuar interesat shtetërore dhe kombëtare, ai mundësinë e harxhoi për arsyetime dhe mbajti një fjalim demagogjik me konstatime të përgjithshme pa ofertë për zgjidhje.

“Qasja e re e Zaevit ndaj shteteve fqinje, nënkuptonte nënshkrimin e marrëveshjes me Bullgarinë që është në dëm të interesave shtetërore, duke hequr dorë nga pakica, populli dhe historia maqedonase në Bullgari”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/