Telegrafi

OBRM-PDUKM: Zaev nuk e përgënjeshtron Selën, Bushatin dhe Ramën

Ka reaguar edhe OBRM-PDUKM-ja ndaj deklaratës së mëparshme të LSDM-së që thonte se partia e Gruevskit e bllokon zhvillimin e vendit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Zoran Zaev nuk doli të përgënjeshtroj partnerin e tij të koalicionit që i rrezikon interesat shtetërore. Nuk e përgënjeshtroj as deklaratën e Ditmir Bushatit e as deklaratën e Edi Ramës që dhanë mesazhe kërcënuese për shtetin tonë. Zaev ka kapur të ardhmen e shtetit duke bashkëpunuar me rrezikuesit e unitetit të shtetit.” thonë nga OBRM-PDUKM-ja. /Telegrafi/