Nga partia opozitare OBRM-PDUKM akuzojnë kryeministrin Zoran Zaev për ndryshim të dhunshëm të emrit të Maqedonisë dhe se ai këtë e bënë vetëm që të mbajë pushtetin.
“Zoran Zaev po shkon kundër vullnetit të popullit, i cili u shpreh qartë më 30 shtator. Populli qartë tregoj se nuk pranon ndryshimin e emrit dhe se çdo politikan duhet ta respektojë këtë. Zoran Zaev po bën gjithçka, duke përfshirë ndryshimin e dhunshëm të emrit, me qëllim që të ruajë pushtetin dhe ta plaçkitë shtetin përmes ofertave kriminale”, deklarojnë nga OBRM-PDUKM.
Nga atje theksojnë se që për dy vjet aparati shtetëror është jofunksional, në vend të reformave dhe projekteve, qeveria është përqendruar në shitjen e interesave shtetërore dhe kombëtare.
“Arsimi është në kaos, shëndetësia është rrënuar, bujqësia është në dëshpërim. Me një fjalë errësirë në çdo fushë. Errësira që solli në jetën e përditshme nuk mund të fshihet me shitjen e emrit. Zoran Zaev është njeriu që do të mbahet mend si politikan që shiti Maqedoninë”, shtojnë nga OBRM-PDUKM.
Sipas partisë, Zoran Zaev nuk punon për qytetarët dhe shtetin, por për interesat e tij personale dhe të biznesit, ku shtojnë se Zoran Zaev dhe LSDM duhet të largohen./Telegrafi/