Telegrafi

OBRM-PDUKM: Zaev lavdërohet me kompaninë e huaj e cila ka falimentuar

Nga partia opozitare akuzojnë se Zaevi krenohet me një kompani të huaj që falimentoi një muaj më parë. Ajo që bie në sy është fakti që Zoran Zaev dhe Koço Angjushev promovojnë investime të kompanisë “Dura Automotive Systems”, për të cilën “Wall Street Journal” i njohur shkroi në fillim të nëntorit se tashmë kishte falimentuar.

“Mos vallë Zoran Zaev dhe Angjushev me vetëdije në prag të zgjedhjeve gënjejnë qytetarët se ata kanë sjell investim të një kompanie që ka probleme serioze financiare dhe është në falimentim?”, pyesin nga OBRM-PDUKM

Sipas OBRM-PDUKM-së, nëse po, atëherë kjo është një gënjeshtër tjetër e Zaevit, si dhe gënjeshtra që bindin qytetarët për tre vjet që investitorët e huaj nuk kanë ardhur dhe se bumi ekonomik në Maqedoni nuk ka filluar.

Lexo po ashtu “Dura” do të hap edhe dy fabrika në Maqedoni

“Qeveria e Zaev kishte tre vjet për të sjellë investime në Maqedoni, ndërsa filloi vetë bisedimet, në mënyrë që prodhimi të fillonte. Rezultatet e punës së tyre janë të humbëse. Që nga fillimi i vitit deri në mes të vitit, niveli i investimeve të huaja është 48.7 milion euro. Kjo është bindëse më e vogla në të gjithë rajonin. Në muajt maj dhe qershor madje kemi një bilanc negativ të investimeve të huaja direkte. Qytetarët janë ende në pritje të investimeve të Volkswagen, Facebook, Google, SANOS të njoftuara nga Zaev”, thonë nga OBR-PDUKM./Telegrafi/