OBRM-PDUKM opozitare ka kërkuar transparencë nga LSDM-ja dhe qeveria e re për të treguar se çfarë është biseduar në Sofje gjatë takimit në mes kryeministrit Zoran Zaev dhe zyrtarëve të shtetit të Bullgarisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Qytetarët janë të shqetësuar pasi nuk e dijnë se çka më saktë është biseduar dhe është rënë ujdi për marrëveshjen që thanë se do të nënshkruhet më 2 gusht. Çfarë do të ndryshoni nga librat e historisë? Çfarë keni shitur dhe me çfarë çmimi.” thonë nga OBRM-PDUKM-ja. /Telegrafi/