Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media akuzon kryeministrin Zoran Zaev se ikë dhe fshehet nga zgjedhjet parlamentare.
“Arsyetimi se do të bllokohen reformat janë qesharake. Reforma nuk ka pasur dy vite, e aq më pak nuk do të ketë në muajt kur nuk do të punojë Kuvendi dhe subjektet politike do të fokusohen në fushatë”.
“Reforma nuk ka pasur as në shëndetësi, as arsim, ekonomi, ekologji, ose resor tjetër, pas nënshkrimit të marrëveshjes kapitulluese për shitjen e emrit”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Sipas tyre, LSDM nuk ka legjitimitet as për ndryshimin e emrit të shtetit e as për Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ata thonë se zgjedhjet janë e vetmja dalje nga siç e quajnë, krizë./Telegrafi/