Telegrafi

OBRM-PDUKM: Zaev është arma më e madhe çka pala greke e ka pasur gjatë bisedimeve

Zoran Zaev është arma më e madhe çka deri më tani e ka pasur pala greke në bisedimet për emrin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zoran Zaev me këtë marrëveshje kryen tri punë të cilët sjellin dëme të mëdha. Me marrëveshjen fshihet emri Maqedoni, ndryshohet kushtetuta dhe rrezikohet identiteti maqedonas dhe maqedone.

Kjo është marrëveshje kapitullimi me çka Zaev mburret, ndërsa do të turpërohen me qindra gjenerata në të ardhmen.

Maqedonia nuk duhet të shkelet në asnjë mënyrë, për shkak të qëllimeve të fshehta të Zoran Zaev i cila pa turp shet diçka çka nuk është në shitje.

Nuk janë fajtor gjeneratat e mëparshme çka ne sot jetojmë në Maqedoni, ata janë krenaria jonë, por nëse tërhiqemi nga ata, ne do të jemi turpi i tyre. OBRM-PDUKM e kundërshton këtë marrëveshje kapitullimi. /Telegrafi/