OBRM-PDUKM-ja përmes një kutmese akuzon kryeministrin Zoran Zaev dhe ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, për strategjinë në lidhje me menaxhimin e problemit me emigrantët.
Nga partia opozitare thonë se me vendosjen e emigrantëve drejtpërdrejtë atakohet siguria ekonomike e qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.
“LSDM, Zaev dhe Carovska planifikojnë që Maqedoninë ta bëjnë rajon (vendbanim) të emigrantëve. Me miratimin e strategjisë për emigrantët, refugjatët dhe të huajt (2017-2020), po vendoset në rrezik gjendja demografike, e sigurisë dhe ekonomike e qytetarëve të vendit tonë”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Sipas tyre, qasja e tillë e Zaevit dhe Carovskas me ndërtimin e kampeve për emigrantët dhe dhënia e nënshtetësive për refugjatët, shkakton shqetësim dhe pasiguri tek qytetarët.
Nga OBRM-PDUKM thonë se nuk do të lejojnë që Maqedonia të dëmtohet dhe qytetarët të durojnë mossuksesin politik të OBRM-PDUKM./Telegrafi/