Zoran Zaev i ka bërë banorët e Strumicës qytetarë të rendit të dytë, theksuan në pres konferencën e OBRM-PDUKM-së nga Strumica. Sipas tyre, Zaev në vend se t`i pastrojë nga bora rrugët në Strumicë, e ka dërguar mekanizmin në Haraçinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kujdesi i tij për banorët e Strumicës ka kulminuar me atë që derisa Strumica dhe fshatrat e saj janë ngujuar nga bora dhe mbeturinat e papastruara me muaj, ai mekanizmin tonë e dërgoi në Haraçinë, që t`i plotësojë kërkesat e banorëve të Haraçinës”, tha Daniela Stoilova Keçeva nga OBRM-PDUKM.
Sipas saj, Strumica është në kaos nga bora e papastruar në rrugë dhe nga trotoaret rrëshqitëse./Telegrafi/