Gjatë seancës së djeshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit, nga OBRM-PDUKM thonë se u bë e dukshme koalicioni i formuar nga partitë LSDM, BDI, e Majta dhe Danella Arsovska.
Përfaqësuesit e OBRM-PDUKM shprehen se koalicioni në pushtet po drejtohet nga partitë dhe individë që ndajnë vlera të dyshimta, duke përfshirë krimin, korrupsionin dhe arrogancën. Ata bënë të ditur se në seancën e fundit të Këshillit të Qytetit, është miratuar një buxhet i pazakontë, i cili, sipas tyre, shënon një pikë kulmore në historinë e qytetit.
“Të gjithë së bashku, votuam buxhetin më të keq deri më tani, në historinë e qytetit, në të cilin anulohen investimet kapitale, zvogëlohen subvencionet, për të pasur më shumë para për kriminelët, në rrethin e Arsovskës,” deklaruan ata.
Kritika më e ashpra u drejtua ndaj vendimeve të buxhetit, duke akuzuar se ato favorizojnë kriminelët dhe shkurtojnë mbështetjen për projektet kapitale. OBRM-PDUKM gjithashtu theksoi se ky koalicion është i paaftë dhe i mbështetur nga njerëz me vlera të diskutueshme.
“Është mirë që qytetarët ta dinë se ky është një koalicion i partive të paaftë dhe njerëzve që ndajnë të njëjtat vlera, si krimi, korrupsioni dhe arroganca,” theksuan ata.
Në fund, ata shprehën dyshimet e tyre për motivet e vërteta pas këtij buxheti të papranueshëm dhe sugjeruan se kryetari i qytetit Arsovska ka përfitime personale nga kjo situatë. /Telegrafi/