Hekurudhat e Maqedonisë kanë shtatë pozita drejtorësh me paga mbi 70 mijë denarë, pa tatime, tha zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski, si pjesë e aferës “Parazitët”.
Ai tha se komunikacioni hekurudhor është në koma, por për pagat e drejtorëve dhe këshilltarëve të tyre janë më shumë se 800 mijë denarë në muaj.
“Drejtorët dhe këshilltarët e tyre marrin dhjetë milionë denarë në vit që punëtorët të mos kenë rrogë, e për linjën Manastir – Shkup duhet të vozisin dhe të presin tren më shumë se 10 orë, nëse treni arrin fare!”, tha Stoilkovski.
Këta drejtorë, siç theksoi, kanë punësuar edhe pesë këshilltarë, këshilltarë me pagesë, me pozitë me “koeficient tetë” sipas listës në Hekurudhat e Maqedonisë, përkatësisht me paga mbi 60.000 denarë.
“Hekurudhat e Maqedonisë, shoqëri aksionare shtetërore, pjesë e tortës për ndarjen e pozitave menaxheriale dhe për paga të larta drejtoresh: Sasha Jovanovski, drejtor për qarkullim të udhëtarëve, anëtar i Bordit të Drejtorëve të Transport SHA – Shkup, me paga mbi 70.000 denarë; Milço Smilevski, drejtor për komunikacion mallrash dhe anëtar i Bordit drejtues të Hekurudhave, me pagë mbi 72.000 denarë; Brahim Ajvaz, drejtor për marketing dhe shitje dhe anëtar i Bordit të drejtorëve të Hekurudhave, paga mbi 72.000 denarë; Sashko Angelovski, drejtor për tërheqje dhe mirëmbajtje të automjeteve dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të Hekurudhave, paga mbi 70.000 denarë; Shenur Osmani, drejtor për çështje financiare dhe ekonomike dhe anëtar i Bordit të drejtorëve të Hekurudhave, paga mbi 70.000 denarë; Pozita e drejtorit për çështje juridike dhe resurse njerëzore dhe natyrisht anëtar i Bordit të drejtorëve aktualisht është vakante dhe është pozitë me pagë mbi 70.000 denarë; Majan Vejseli, drejtor i përgjithshëm dhe kryetar i Bordit Administrativ të Hekurudhave, me pagë prej rreth 75.000 denarë”, tha Stoilkovski.