OBRM-PDUKM-ja pas deklaratave të Komisionit Evropian, se nga kjo parti ka pasur kërcënime ndaj përfaqësuesve të KE-së, përmes një kumtese publikisht pyet se kush dhe si u është kërcënuar përfaqësuesve ndërkombëtarë në Maqedoni dhe kërkojnë shembull konkret për këto kërcënime, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“OBRM-PDUKM-ja e dënon gjuhën e urrejtjes dhe thirrjeve për dhunë dhe këtë duhet t’a bëjnë të gjithë faktorët politik. Duke i ndarë vlerat demokratike presim sqrimin për informatat e tilla, me qëllim që institucionet kompetente në mënyrë më efikase të parandalojnë raste të tilla”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/