Telegrafi

OBRM-PDUKM: Thyrja e shtabit shpreh nervozë, panik dhe tentim për frikësim

Dje në orët e vona të natës është demoluar shtabi i OBRM-PDUKM-së në Kavadar, me çka ka reaguar edhe parti në pushtet duke thënë se ky veprim është tentim për të frikësuar dhe shpreh nerozën e atyre që e kanë bërë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“I bëjmë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që në afat sa më të shkurtë të zbardh rastin dhe të gjejë fajtorët dhe t’i sjellë para drejtësisë. Ky akt tregon nervozën dhe panikun që ata kanë dhe mundohen që me kërcënime të mbjellin frikë tek ne”, deklaruan mes tjerash nga OBRM-PDUKM.