Telegrafi

OBRM-PDUKM thotë se aksidenti i autobusit është turp i qeverisë

Është turp që për LSDM-në dhe Qeverinë nuk është fajtor korrupsioni në institucione për rastin me aksidentin tragjik, por viktimat që nuk e kanë parë korrupsionin, thonë nga OBRM-PDUKM.

Në komunikatën e partisë së Mickoskit, mes tjerash thuhet.

“Koordinatori nacional për menaxhim me kufijtë i emëruar nga LSDM-ja, Vlladimir Pivovarov, i cili gjithashtu është përgjegjës që autobusi i Besa Trans 135 herë ka kaluar kufirin pa leje për qarkullim ndërkombëtarë, nuk gjen faj në vetevete, për punën të cilën nuk e ka kryer, dhe për të cilën paguhet nga qytetarët, por tek pasagjerët që nuk e kanë kërkuar licencën për qarkullim ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së. Nga kjo parti deklaratën e Pivovarovit e cilësojnë si skandaloze dhe mbulim të lëshimeve dhe paaftësisë së tyre.

Nga partia e Mickoskit shtrojnë pyetjen se pse Zaev, Pivovarov, Spasovski, Boçvarski, iseni dhe të tjerët marrin paga nga shteti, në rast se qytetarët janë ata të cilët duhet të kryejnë kontrolle.