Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM do të garojë me Gordana Siljanovska-Davkova në zgjedhjet presidenciale

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM në konventën e saj në Strugë sot zgjodhi Gordana Siljanovska-Davovka për kandidate në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në muajin prill.

Ajo fitoi pretendentin tjetër kryesor Vllatko Gjorçev në garë duke fituar 408 vota, nga 519 delegatë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“S’jam nacionaliste, unë jam vetëm për sundimin e së drejtës”, tha mes tjerash Siljanovska.

Ajo falënderoi të gjitha gratë që i kanë bërë trysni që të kandidojë në OBRM-PDUKM për kryetare shteti./Telegrafi/

Exit mobile version