Telegrafi

OBRM-PDUKM do të dorëzojë nismë për referendum për Marrëveshjen me Bullgarinë

“Vetë fakti që Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë u nënshkrua në mënyrë të përshpejtuar, pa asnjë konsultim me publikun, e as më pak me konsensus të gjerë kombëtar, flet që kjo marrëveshje duhet ta kalojë tetsin e vullnetit të popullit, gjegjësisht të vendoset në referendum”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së në lidhje me planin e tyre për ta çuar këtë temë në referendum.

Nga kjo parti thonë se qytetarët duhet në mënyrë të qartë dhe pa hamendje ta shprehin qëndrimin e tyre për elementet e kësaj marrëveshje, gjegjësisht të tregojnë se çka mendojnë për faktin se gjuha maqedonase vendoset vetëm në kategori kushtetuese dhe jo si realitet i pranuar nga Bullgaria, ashtu siç është bërë në të gjitha marrëëeshjet dypalëshe të deritanishme.

“Për këtë arsye OBRM-PDUKM do të dorëzojë nismë në Kuvendin e Maqedonisë për organizim të referendumit për këtë çështje. E dimë se LSDM në mënyrë të vazhdueshme i shmanget referendumit dhe përballjes me qytetarët dhe i cilëson këto si pyetje që nuk meritojnë përgjigje, por për këtë duan të vendosin vetë qytetarët”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/