Sipas burimeve të „Sloboden peçat“, termini i ri për zgjedhjet për të cilin do të insistojë OBRM-PDUKM, është 25 shtatori, dy ditë para festës së madhe ortodokse Dita e kryqit të shenjtë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ideja është të shfrytëzohet simbolika e festës, sepse planifikohet që në fushatën e OBRM-PDUKM, sërish të dominojë retorika nacionaliste.
Konsiderohet se retorika e tillë është fitimprurëse për të fituar simpatinë e zgjedhësve./Telegrafi/