Askund në botë nuk pritet drunj, a pastaj të kërkohet zgjidhje, reagojnë nga partia opozitare OBRM-PDUKM pas konferencës së shtypit të Qeverisë për ndërtimin e gazsjellësit.
“LSDM, Shilegov dhe qeveria nuk jo vetëm që gënjejnë por edhe dëgjojnë. Që kur i prenë drunjtë në Vodno për vendosjen e tubacioneve vendosën se që ta mbrojnë. LSDM premtonte jetë dhe ajër për të gjithë, por tani e shikojmë se si priten drunjtë disa vjeçar. Dëmi është bërë. Asgjë dhe askush nuk mund t’i kthejë drunjtë e prera. Qytetarët janë të ngopur me premtime të rreme dhe të pa realizuara”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.
Nga atje gjithashtu ju propozojnë funksionarëve të qeverisë se nëse nuk dinë se si të punojnë dhe të përballen me problemet, të japin dorëheqje. /Telegrafi/