Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Shilegovi nuk mund të menaxhojë me mushkonjat, mos flasim për ndërtimin e ndonjë projekti

Nëpërmjet një kumtese, partia opozitare OBRM-PDUKM ka thënë se “Maqedonia e ka Qeverinë më të paaftë, ndërsa Bashkia e Shkupit fitoi atin e qytetit më të paaftë”.

“Sot në kryeqytet temë kryesore nuk është ndërtimi i shesheve, parqeve, ujësjellës dhe kanalizim, por problemi kryesor mbeti të jetë spërkatja kundër mushkonjave”, thonë nga OBRM-PDUKMja duke shtuar se Shilegovi nuk mund të menaxhojë me mushkonja të thjeshta, mos flasim për ndërtim të ndonjë projekti apo të zgjidh ndonjë problem më të rëndësishëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas OBRM-PDUKM-së, Shilegovi i la qytetarët në mëshirën e mushkonjave që mund të përçojnë sëmundje të llojlojshme që janë prezente në Evropë dhe rajon.

“Vetëm në shtetet e BE-së këtë vit janë paraqitur 51 raste të sëmurë me Nilin Perëndimor, derisa në Serbi janë regjistruar 70 raste”, thonë nga OBRM-PDUKM-ja duke shtuar se Shilegovi dhe LSDM-ja spërkatjen e thjeshtë kundër mushkonjave e shndërruan në luftë të cilën nuk mund ta fitojnë.

Ata shtojnë se jeta dhe shëndeti janë prekur dhe se ambulancat janë të mbushura me qytetarët që ankohen nga infeksione të ndryshme, alergji, që sipas tyre, vinë si rezultat i mushkonjave dhe paaftësisë së Shilegov të menaxhojë me to.

“Në vend qytetarët të jenë prioritet dhe të zgjidhej ky problem para disa muajve, Shilegovi i la mushkonjat të ngordhin nga natyra. Më tragjike në gjithë situatën është se në shërbimet bashkiake u përpoqën të manipulojnë qytetarët se kryejnë spërkatje kundër mushkonjave me video të vjetër të vendosur në internet”, thotë partia opozitare OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Exit mobile version