Telegrafi

OBRM-PDUKM: Rikonstruimi i Qeverisë vetëm ndryshim kozmetik

Nëpërmjet zëdhënësit të partisë, Naum Stoilkovski, OBRM-PDUKM akuzon se ‘fshesa’ u shndërrua në mjegull dhe se fshesa u bë pendë për blerje kohe për Zoran Zaevin.

Stoikovski e vlerëson i dëshpërim vendimin e sotëm për ndërrimin e ministrave dhe se do të hapët mundësi e drejtpërdrejtë që paratë të përfundojnë te vëllai i kryeministrit dhe te Zaevi, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ajo që OBRM-PDUKM e ka folur, ajo u bë. Rikonstruimi i Qeverisë është vetëm një ndryshim kozmetik ku nuk do të bëhet ndryshime në punën e këtij pushteti të paaftë që udhëheqë Zaevi”, tha zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski.

Sipas OBRM-PDUKM-së me këtë veprim vetëm se po blihet kohë për disfatën që pret Zaevi në zgjedhjet e ardhshme dhe se opinioni shqetësohet për shkak se Zaev do të jetë ministër i Financave.

“Emërimi i Goran Milevski për ministër të Vetëqeverisjes Lokale nuk është asgjë tjetër, përveç se një tregti politike ku qytetarët nuk do të kenë asnjë përtim”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga OBRM-PDUKM nuk duan të komentojnë për ministrin e Kulturës për një arsye të thjeshtë se në këtë pozitë emërohet një profesor i mjekësisë dhe se kjo flet për potencialin e këtij pushteti.

“Ministër i ri i Bujqësisë Trajan Dimovski, është njeriu që deri tani ka punuar si shef i kabinetit të ministrit të deritashëm Nikollovski, që do të mbahet mend si një nga ministrat me më së shumti dështime në bujqësi” vlerësojnë nga OBRM-PDUKM.

Në fund, zëdhënësi Stoilkovski thotë me Zaevin në krye të financave ekonomia do të vazhdojë të fundoset dhe standardi jetësor do të bie../Telegrafi/