Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Reklamimi në CNN dhe BBC, ka sjellur përfitim të madh për shtetin

“Projektet e vetme të qeverisë së LSD janë shfuqizimet, bllokimet dhe paralajmërimet për rrënim. Qeveria e LSD e ndaloi emitimin e reklamave qeveritare në televizionet eminente botërore CNN dhe BBC, të cilat kanë sjellur përfitim të madh për shtetin”, thonë nga OBRM-PDUKM, pas informacioneve se pushteti i ri ka ndaluar reklamat në këto televizione, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Fushatat televizive të Maqedonisë në CNN dhe BBC janë ndërprerë

Nga OBRM-PDUKM thonë se, reklamimi qeveritar në këto shtëpi mediatike ka prezantuar pozitivisht Maqedoninë dhe ka njoftuar investuesit ndërkombëtar me biznes mundësinë që ofron Maqedonia.

“Reklamimi në këto mediume ka rritur numrin e turistëve të huaj në Maqedoni. Emitimi i reklamave qeveritare dhe promovimi i Maqedonisë ka shkuar sipas emrit kushtetues të shtetit, duke promovuar interesat më të larta shtetërore”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Exit mobile version