Telegrafi

OBRM-PDUKM reagon ndaj ndryshimeve të Kodit Zgjedhor

Partia opozitare OBRM-PDUKM përmes një kumtese ka reaguar ndaj ndryshimeve të Kodit Zgjedhor duke thënë se mënyra se si LSDM-ja solli ndryshimet në Kodin Zgjedhor është tentativë për krijim të manipulimeve dhe mashtrim të vullnetit të qytetarëve. Me këtë, LSDM-ja dëshiron të kap procedurën demokratike dhe praktikën e vendosur demokratike. Sipas OBRM-PDUKM-së këto ndryshime sillen me konsultim dhe pajtim me opozitën dhe se vetëm në këtë mënyrë mund të garantohen kushte demokratike dhe fer pranë procesit zgjedhor dhe shprehje e vërtetë të qytetarëve.

“Keqpërdorimi i flamurit të Evropës të ligjeve të cilat nuk janë në pajtueshmëri me të drejtën evropiane është edhe një një goditje, nga goditjet ndaj demokracisë. Gënjeshtra e rreme të qëndrimit të Komisionit të Venedikut është edhe një dëshmi se LSDM-ja i tejkalon të gjithë kufijtë të mirësjelljes dhe kulturës demokratike, që plotësisht na këshillonin me vlerat evropiane”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Lexo po ashtu Janë miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, zgjidhja e KSHZ-së do të zhbllokohet

Ata thonë se kriminaliteti i Zoran Zaevit bashkë me kartelin e tij në qeverisje nuk duhet mbuluar me shitjen e interesave maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kriminaliteti i Zoran Zaevit dhe kartelit të tij në Qeveri nuk mund dhe nuk guxon të mbulohet me shitjen e interesave më madhore dhe sulm ndaj demokracisë në Republikën e Maqedonisë”, reagojnë nga partia opozitare OBRM-PDUKM./Telegrafi/