Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Qytetarët thanë se duan drejtësi, Siljanovska fitoi mbështetjen e shumicës

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase thuhet se “Maqedonia dje fitoi. Qytetarët pa frikë thanë se duan drejtësi. Gordana Siljanovska Davkova fitoi mbështetjen e shumicës”.

“Populli dje i fitoi të gjithë mbetjet e tranzicionit. Politikat anti-shtetërore dhe krimi dje u mposhtën”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, nga sot në Maqedoni ka realitet të ri dhe se pushteti është në rënie të vazhdueshme dhe askush tani më nuk frikësohet.

“Gordana Siljanovska Davkova dhe OBRM-PDUKM fituan mbi 30 parti që mbështetën LSDM-në dhe Stevo Pendarovskin”, thonë nga kjo parti.

Maqedonia do të fitojë, shtojnë nga OBRM-PDUKM, frika është mposhtur.

“Maqedonia meriton kryetare që respekton Kushtetutën dhe ligjet. Maqedonia meriton më mirë. Gordana Siljanovska Davkova është zgjedhje e vërtetë, për drejtësi. Për një të ardhme më të mirë”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Exit mobile version