Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Qytetarët secilën ditë thithin helm në vend të ajrit të pastër

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “Republika e Maqedonisë me muaj po ngulfatet në ajër të ndotur, kurse LSDM e injoron këtë problem”.

Sipas OBRM-PDUKM-së, shëndeti i qytetarëve që secilën ditë helm në vend të ajrit të pastër, nuk ka asnjë rëndës për LSDM-në, Zoran Zaevin dhe Petre Shilegovin, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Niveli i grimcave kancerogjene PM10 në ajër është disa herë mbi të lejuarën, ndërsa Qeveria nuk ndërmerr asgjë. Tashmë disa muaj stacionet matëse në disa komuna të Shkupit nuk punojnë. Në vend të masave kundër ndotjes, LSDM propozon masa kundër qytetarëve të varfër dhe të klasës së mesme”, kumtojnë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se LSDM, Zaevi dhe Shilegovi nuk janë të aftë të zgjedhin një problem të vetëm duke shtuar se disa masa për uljen e ndotjes së ajrit siç janë subvencionimi i automobilave elektrikë, subvencionimi i energjisë elektrike për familjet sociale, rritja e stacioneve matës në Maqedoni.

“Qytetarët duhet të kenë transport publik falas derisa zgjat ndotja e ajrit, ndërsa shërbimet inspektoriale, si në nivel qendror ashtu edhe në nivel vendor, të punojnë në zbulimin e ndotësve në kushtet dimërore 24 orë. Deponitë e egra duhet të pastrohen nga themeli, ndërsa qytetarët duhet të kenë mbrojtje shëndetësore falas nëse konfirmohet se janë viktimë direkte e ajrit të ndotur”, thonë nga OBRM-PDUKM duke ju bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në marshin protestues që do të mbahet sot në Shkup nga ora 17:00./Telegrafi/

Exit mobile version