“Zoran Zaevi ju premtoi qytetarëve anëtarësim të shpejtë në NATI dhe BE, pa mos cënuar çështjen e identitetit dhe pa nënshkruar marrëveshje në dëm të popullit dhe shtetit të Maqedonisë. Zoran Zaevi duhet ta përmbush atë që e premtoi” thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Maqedonia edhe në dy vitet e fundit ka fituar rekomandime pozitive, por ajo ishte nën hijen e krizës politike që e shkaktoi LSDM-ja dhe Zoran Zaevi”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Nga kjo parti shtojnë se Zaevi dhe qeveria e tij duhet të ndalojnë të kërkojnë alibi dhe të realizojnë premtimet e tyre./Telegrafi/