Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Qytetarët kanë të drejtë për ajër të pastër, ky është detyrim i pushtetit

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se Zoran Zaev dhe LSDM kanë treguar se janë të paaftë për t’i zgjidhur problemet me ajrin e ndotur.

Nga kjo parti thonë se Maqedonia është bërë shteti më i ndotur në Evropë dhe sipas tyre, nuk ka ditë që Shkupi nuk është në mesin e dhjetë qyteteve më të ndotura në botë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Dy vite ministrat e tyre dhe kryetarët e komunave nuk kanë lëvizur as gishtin për ta zgjidhur këtë problem. E vetmja gjë që bëjnë është fjetja në Kuvend dhe promovimi i masave të rrejshme për zgjidhjen e problemit me ajrin e ndotur”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se qytetarëve ju mbetet vetëm të luten që të fryjë erë dhe të ketë reshje të shiut, në mënyrë që të mund të thithin ajër të pastër./Telegrafi/

Exit mobile version