Telegrafi

OBRM-PDUKM: Qytetarët dje mposhtën politikat anti-shtetërore të Zaevit dhe Pendarovskit

Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet thuhet se “qytetarët mposhtën politikat anti-shtetërore të Zaevit dhe Pendarovskit. Qytetarët dhanë porosi se nuk mbështesin krim, korrupsion dhe nepotizëm”.

“Gordana Siljanovska Davkova dhe OBRM-PDUKM i mposhtën LSDM-në dhe BDI-më së bashku me 30 parti tjera që mbështetën Pendarovskin”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj partie, qytetarët treguan guxim dhe dëshirë për një të ardhme më të mirë dhe se Gordana Siljanovska Davkova është kandidat që bashkon dhe sjell të ardhme më të mirë ku garantohet respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve.

“Zaev dhe Pendarovski hubën dhe këtë e dinë. Shenjë për këtë janë reagimet në panik dhe konferencat e zbehta për shtyp siç ishin ato të djeshmet dhe të sotshmet”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga OBRM-PDUKM theksojnë se qytetarët do t’i japin goditjen e fundit Zaevi dhe Pendarovskit më 5 maj./Telegrafi/