Nëpërmjet një kumtese nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “Maqedonia po ngulfatet. Niveli i ndotjes së ajrit me grimcat PM10 gjatë natës në shtet ishte dhjetë herë mbi të lejurën”.
Ata thonë se Zaev e errësoi shteti dhe se premtonte ajër më të pastër kur ta merr qeverisjen ndërsa pas dy viteve ai dhe ministrat e tij bashkë me kryetarët e komunave flenë në karriget kuvendare, luajnë lojëra në telefon, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Shpenzuan 7 miliard buxhet, dhe nuk ndërmorën asgjë kundër ajrit të ndotur. Dy vite nga jeta e qytetarëve ikën, ndërsa Qeveria nuk zbatoi asnjë masë për përmirësimin e cilësisë së ajrit”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar në vend të zgjidhjeve dalin me fraza se nuk ka zgjidhje menjëherë dhe që është plotësisht në kundërshtim me atë që e flisnin derisa ishin në opozitë.
Sipas OBRM-PDUKM-së, përderisa Qeveria nuk ndërmerr asgjë, spitalet në shtet po mbushen me pacientë me probleme të zemrës dhe të mushkërive të bardha si pasojë e ajrit të ndotur.
“Qytetarët janë viktima e drejtpërdrejt e moskujdesit të Qeverisë. Kjo nuk guxon të vazhdojë, duhet të ketë masa të menjëhershme që do ta ulin ajrin e ndotur. Është e nevojshme fillimi i përshpejtuar dhe i menjëhershëm i gazifikimit të gjithë territorit të Maqedonisë”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/