Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Qeveria nuk i pranon masat tona të propozuara kundër ndotjes së ajrit

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM akuzojnë pushtetin dhe Zoran Zaevin për ndotjen e ajrit dhe mos marrjen e masave konkrete kundër saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Maqedonia është vendi me ajrin më të ndotur në Evropë, ndërsa pushteti i udhëhequr nga Zoran Zaev nuk merr asnjë masë për zgjidhjen e këtij problemi. Në listën e dhjetë qyteteve më të ndotura në Evropë, Maqedonia ka tre qytete, Shkupin, Tetovën dhe Manastirin”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje shtojnë se pushteti ende kalkulon me temën e ajrit të ndotur dhe përfiton poena politike dhe se tallet me jetën e fëmijëve tanë.

“Qeveria ende nuk i pranon masat e propozuar kundër ndotjes së ajrit nga OBRM-PDUKM, masa të cilat do të thotë jetë për qytetarët tanë”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Exit mobile version