Sipas partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Zoran Zaevi nuk ka legjitimitet ta ndryshojë Kushtetutën dhe ta ndryshojë emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë.
“Zoran Zaevi nuk ka legjitimitet ta ndryshojë identitetin, historinë, kulturën dhe traditën e Republikës së Maqedonisë. Krahas gjithë parregullsive, kërcënimeve, blerjeve dhe mbushjen e kutive qytetarët thanë jo”, thonë nga OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se një milion e 200 mijë qytetarë i dhanë karton të kuq Zaevi dhe LSDM-së në referendumin e 30 shtatorit dhe se qytetarët nuk përkrahën politikë anti-shtetërore dhe i porositën se marrëveshje e Prespës është politikisht e vdekur.
“Secila përpjekje për futjen me forcë të marrëveshjes së Prespës në Kuvend është përdhunim i vullnetit të qytetarëve”, thonë nga kjo parti duke shtuar se Zoran Zaevi duhet të heq dorë nga marrëveshja kapitulluese për ndryshimin e emrit./Telegrafi/