Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Qasja e Zaevit ndaj ARM-së është e pasinqertë

Në kumtesën e partisë opozitare të OBRM-PDUKM-së thonë se “Zoran Zaevi dhe Radmila Sheqerinska godasin me shuplakë ARM-në”.

“Përderisa Zaevi thotë se është për NATO, me këtë qeverisje kriminale NATO është më larg. Nga kjo Qeveri e cila arriti që edhe nga propaganda për festën e NATO-s të pastrojë mijëra euro”, thonë nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata thonë se përderisa Sheqerinska dhe Zaevi dëshirojnë të fotografohen me ushtarët e ARM-së, në realitet, sipas OBRM-PDUKM-së, ata janë harruar.

Lexo po ashtu Zaev: Në uniformat e ARM-së është medalja më e çmuar – ftesa për në NATO (Video)

“Përderisa Sheqerinska dhe Zaevi dëshirojnë të fotografohen me ushtarët, në realitet ata janë harruar dhe nuk ka para as për transportin e tyre. Ata nga xhepi i tyre paguajnë diçka që është obligim i shtetit. Të mos flasim për ushqimin në ushtri derisa Ministrja me helikopterë shtetëror vozitet nëpër darka të shtrenjta”, thonë nga OBRM-PDUKM-ja duke shtuar se qasja e Zaevit ndaj ARM-së është i pasinqertë dhe se nuk mund të thotë se e respekton rolin e ARM-së, ndërsa me marrëveshjen me Greqinë do ta ndryshoj emrin e ARM-së./Telegrafi/

Exit mobile version