Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Punëtorët e “Eurokompozit” për shkak të Zaevit qëndrojnë para Qeverisë

Republika e Maqedonisë po varfërohet çdo ditë. Tendat e punëtorëve të “Eurokompozit” para qeverisë kujtojnë një të kaluar të errët. Dhjetëra punëtorë nga Prilepi, për shkak të ngërçit të cilët i zhyti Zaevi, tani po qëndrojnë para qeverisë, thonë nga OBRM-PDUKM.

“Sa e suksesshme është politika ekonomike e Zaevit shihet edhe mbushjes së autobusëve me të rinjtë që largohen nga Maqedonia”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje thonë se nëse Maqedonia shkon përpara fëmijët e sëmurë do të trajtohen me parat e FSSH-së, dhe jo me mesazhe SMS.

“Rritja e pretenduar prej 4.1% është një tjetër gënjeshtër e madhe. Rritja është në këtë nivel të përqindjes vetëm sepse vitin e kaluar ishte katastrofalisht e ulët”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje shtojnë se qytetarët nuk shohin syzet rozë të Zaevit. Qytetarët jetojnë me realitetin e hidhur çdo ditë./Telegrafi/

Exit mobile version