Nëpërmjet në kumtese nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “publiku sot përsëri ishte dëshmitar si funksionon gjyqi partiak, i cili e ndan drejtësinë jo në bazë të fakteve por në bazë të porosive politike”.
“Të gjithë dëshmitarët të thirrur pikërisht nga ana e Prokurorisë Publike Speciale, dëshmuan kundër konstruksioneve ndaj së cilës ishte ndërtuar lënda. As dëm material, as ekziston vepra penale. Ekziston vetëm porosi politike për përndjekje me qëllim të frikësohen të gjithë që mendojnë ndryshe nga garnitura aktuale në qeveri”, thonë nga OBRM-PDUKM-ja.
Sipas tyre, secilën ditë Qeveria e cila mbron kriminalitetin vazhdon me përndjekjet politike, defokusim dhe me shkeljen e vullnetit të qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Qeveria me forcë përmes proceve të montuara politike dhe përndjekjeve politike, tregon gjithë pafuqinë e tyre. Populli nuk do ta harrojë kriminalitetin e kësaj Qeveria, as tradhtinë e interesave kombëtare dhe shtetërore”, kumtojnë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/