Katica Janeva sipas gjitha gjasave është e vetëdijshme se joprofesionalisht, në mënyrë selektive dhe punë të paligjshme ka rezultuar me rejting të dëshpëruar dhe gjykim të madh nga qytetarët, transmeton Telegrafi Maqedoni.
‘Njolla për joprofesionalizëm të PSP-së mbetet, kurse po hapet aferë e re për jotransparencë të keqpërdorimit të parave të qytetarëve dhe pagat e ekspertëve të ashtuquajtur emrat e të cilëve fshihen.
Për gjysmë viti, me buxhet prej 4 milionë euro, PSP ka ecur deri atje patjetërsisht ta mbështes dhe në mbrojtje të Zoran Zaev dhe LSDM.
Zoran Zaev është politikani i vetëm i falur për krim të rëndë për keqpërdorim 8 milion eurove. Zaev është politikani i cili deklaronte se për të nuk ekziston Gjyqësor në Maqedoni dhe nuk ka përqëllim të përgjigjet thirrjeve gjyqësore. LSDM është partia e udhëhequr nga personi i cili është i shpëtuar nga përgjegjësia për krim të keqpërdorimit të 8 milion eurove. Prandaj LSDM e njeh partnerin e tij në mënyrën sesi punon PSP në krye me PSP-në’, thuhet ndër të tjera nga OBRM-PDUKM. /Telegrafi/