Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: PSP e nxinë partinë tonë, sepse është me popullin

OBRM-PDUKM sot ka reaguar ndaj konferencës për shtyp të Prokurorisë Speciale Publike, duke paraqitur dy akuza që lidhen me materialet e përgjimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Prokuroria Speciale Publike sot dha shembullin më të mirë të standardeve të dyfishta me të cilat ata operojnë.

Prokurorja Fatime Fetai nisi hapur kundër të gjithë qytetarëve ku vendosi për të dalë në protestë kundër parandalimit të ndërtimit të kishës në komunën ‘Qendër’, si dhe përfaqësues të Kishës Ortodokse Maqedonase dhe shoqatat qytetare Veritas dhe këshilltarët e LSDM-së të mos lejojnë për të ndërtuar kishën e Shën Konstandinit dhe Elenës.

Prokurorja Fatime Fetai vendosi të shkojë kundër besimtarëve të cilët kanë të drejtë të garantuar me Kushtetutë për të protestuar dhe të drejtën për të shprehur mospajtimin me politikat e Zhernovskit dhe LSDM-së vetëm për shkak dëmit të shkaktuar prej 20 eurove. Fatime Fetai dhe Katica Janeva injorojnë dëmin e miliona eurove të shkaktuar nga vandalët e Revolucionit mercenarë.

Fatime Fetai dhe Katica Janeva injorojnë thirrjet e të falurve kriminel, Zoran Zaev dhe Radmilla Sheqerinska dhe mbështetjen e tyre për djegie, thyerje, plaçkitje dhe shkatërrim të institucioneve dhe monumenteve kulturore dhe historike nga aktet e vandalizmit të anëtarëve të Revolucionit mercenarë.

Lexo po ashtu Hapen dy lëndë të reja nga Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë (Video)

Fatime Fetai dhe Katica Janeva kanë vetëm një qëllim. Mundohen në mënyrë arbitrare të nxinë udhëheqësinë e OBRM-PDUKM-së vetëm për shkak se ajo ka qenë dhe do të jetë në anën e popullit. Fatime Fetai dhe Katica Janeva nuk e njohin OBRM-në. VMRO ka qëndruar përballë shumë kritikabe ndaj sulmeve të tyre. OBRM do t’i përballojë këto raste të urdhëruara politike dhe të qëndrojë me popullin’, thuhet në kumtesën e partisë. /Telegrafi/

Exit mobile version