Partia opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM propozon që të themelohet Komision anketues për PSP-në ku do të vërtetohen keqpërdorimet dhe shkeljet ligjore të punës në PSP.
Nga kabinet i Xhaferit njoftojnë se ky propozim është lënë në procedurë kuvendare dhe se do të njoftojnë se në cilën seancë do të vendoset ky Propozim-vendim për formimin e Komisionit anketues, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski më herën njoftoi se kanë dorëzuar kërkesë për themelimin e Komisionit anketues që do të përbëhej prej kryetarit dhe 10 anëtarë.
Në këtë komision, sipas Milloshoshkit, duhet të hetohen se si janë shpenzuar rreth 15 milionë euro në PSP./Telegrafi/