Koordinatori i njërit nga grupet parlamentare të OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski, në fillim të seancës së sotme kërkoi nga shumica qeveritare të votohet një ligj që do të propozohet nga opozita, ndërsa si kthim tha se opozita do të votojë tre ligje të propozuara nga shumica: për pagën minimale, për punëtorët e falimentuar dhe për largimin e taksës radiodifuzive.
Ai kërkoi gjysëm ore pauzë për koordinim të shumicës, të cilët do të vendosnin cili nga dy propozim-ligjet për rritjen pagës së administratorëve për 5% ose ligjit për dhënen e kuponëve për kompjuter për studentët, do ta pranonin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ne si koalicion thamë se nuk do të bëjmë problem me këto tre ligje, pasi shumica parlamentare mendon se është në të mirë të qytetarëve”, tha Milloshoski./Telegrafi/