Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Perspektiva evropiane e vendit është shkatërruar nga klientalizmi i Zaevit

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM deklarojnë se perspektiva evropiane e Republikës së Maqedonisë është rrezikuar nga klientalizmi dhe krimi i Zoran Zaevit dhe njerëzve përreth tij.

“Krimi mbretëron në rrugë, bujqësia është shkatërruar, arsimi cilësor ka rënë, me miliona tender të Qeverisë janë të mbushura xhepat e zyrtarëve qeveritarë. Menjë fjalë vendi zhytet”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje thonë se në vend të reformave, kemi krime dhe korrupsion.

“Premtimi i vetëm që bënte Zaev, anëtarësimi në BE, po pakësohet ngadalë. Perspektiva evropiane e shtetit është kërcënuar, e shkatërroi krimi dhe korrupsionin që mbretëron kudo”, thonë nga OBRM-PdUKM.

Nga OBRM-PDUKM shtojnë se në BE, nuk shkohet me krim, në BE shkohet me reforma që Zaev nuk i ka dhënë./Telegrafi/

Exit mobile version