OBRM-PDUKM sonte protestoi sërish para Ministrisë së drejtësisë për shkak të paraburgimit të pjesëmarrësve në ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë dhe ftuan të gjithë të marrin pjesë derisa të realizohet drejtësia.
Pjesëmarrësit e protestës, në të cilin morri pjesë edhe vetë lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, thanë se të paraburgosurit duhet të lirohen dhe të mos ndiqen njerëzit e pafajshëm.
Paraprakisht, në periudhën nga ora 15 deri në ora 17, OBRM-PDUKM bllokoi udhëkryqet te “Mavrovasja”, ndërmjet rrugëve “Vasill Çakallarov” dhe “Angell Dinev” në Karposh dhe te “Rampa” në lagjen Kisella Voda./Telegrafi/