Telegrafi

OBRM-PDUKM i përgjigjet qeverisë në lidhje me pagesën këshilltarëve të Gruevskit

OBRM-PDUKM përmes një kumtese për media ka reaguar ndaj konferencës për shtyp të zëdhënësit të qeverisë, Mile Boshnjakovski, i cili theksoi se qeveria ka kërkuar nga MPB-ja të hetojë tre raste ku pushteti i kaluar ka keqpërdorur buxhetin e shtetit.

Nga OBRM-PDUKM thonë se këto pohime janë tërësisht të pasakta dhe paraqesin tentim tendenxioz që në prag të zgjedhjeve të manipulohen qytetarët, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Sipas logjikës së LSDM-së, Robert Popovski, Cacko, Marjan Zabraçanec, Zoran Bojarovski, Bojan Mariçiq, Petrit Saraçini dhe Darko Leshkoski mund të jenë këshilltarë të tyre dhe të paguhen mijëra euro nga paratë e qytetarëve, ndërsa Gruevski nuk guxon të ketë tre këshilltarë që cilën kanë sjellur 10 mijë vende të reja pune”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti shtojnë se as vetë Boshnjakovski nuk e beson atë që e thotë dhe sipas tyre, vërehet në fytyrë që atë që e thotë e thotë me presion dhe urdhër të dikujt./Telegrafi/

Lexo po ashtu Boshnjakovski: Kemi zbuluar raste të reja të keqpërdorimeve nga pushteti i kaluar